Krah tij edhe Boçi, Meta në Elbasan: Presim fitore bindëse edhe në Tiranë dhe Durrës! Dëshmia në SPAK? Nuk ka institucion në botë që më bën presion

Krah tij edhe Boçi, Meta në Elbasan: Presim fitore bindëse edhe në Tiranë dhe Durrës! Dëshmia në SPAK? Nuk ka institucion në botë që më bën presion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeti, Luçiano Boçi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Elbasanit, ku në krah të tij është shfaqur edhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi i cili është edhe kandidati i Rithemelimit për bashkinë e Elbasanit. Në nisje të fjalës së tij, Meta tha se fitorja e Boçit në qytetin e Elbasanit, do të jetë e padiskutueshme, duke e konsideruar atë kryebashkiakun e ardhshëm, ndërsa më tej u shpreh se në zgjedhjet lokale të 14 majit, opozita pret fitore të bindshme edhe në Durrës dhe Tiranë.

“Boçi është kryebashkiak i padiskutueshëm i Elbasanit dhe jo thjesht një kandidat por një super kandidat. Edhe profesor edhe sportist i talentuar. Edhe i mençur edhe kurajoz. Ndaj të mos i dëgjojmë ato ide që duan të përhapin rilindasit. Ata që kujtojnë se Elbasanin do e mbajnë të nënshtruar mes krimit, korrupsionit, intimidimit e kanë shumë gabim. Ne kemi një marrëveshje publike me PD-në, do mbështesim kandidatët e Primareve në gjithë Shqipërinë.   Pritshmëritë janë për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës. Sa i takon qarkut nuk mund të them se e njoh situatën në gjithë qarkun si ju, por pa diskutim bashkia e Elbasanit do i rikthehet qytetarëve"-tha Meta mes të tjerash.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për dëshminë e tij në SPAK, Meta theksoi se nuk mund të presionohej nga asnjë institucion në botë, ndërsa u shpreh se mendonte që ishte thirrur për t’u pyetur mbi denoncimet e bëra për aferën e inceneratorëve. Ai shtoi se nuk kishte asnjë shqetësim nga institucionet e drejtësisë, duke u shprehur se kishte vepruar sipas rregullave të kushtetuës.

“Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kujtova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato miliarda euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës”-tha kreu i PL-së.

Ditën e djeshme, Meta për tre orë qëndroi në ambientet e SPAK, ku siç deklaroi për mediat, u pyet lidhur me atë që njihet si afera CEZ-DIA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Dëshmia e tij në SPAK, Meta: Mendova se do më pyesnin për inceneratorët! Nuk ka institucion në botë që më bën presion

 

I pyetur për paraqitjen e tij në SPAK ditën e djeshme, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se mendonte se ishte thirrur për t’u pyetur mbi inceneratorët dhe shtoi se nuk ka asnjë institucion në botë që mund ta presionojë, duke shtuar se ka qenë i vetëdijshëm për çdo kontratë që kishte firmosur.

“Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kujtova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato miliarda euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë që të hetohet. Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPP në jetën e tij fët e fët. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kanë marrë këtë porosi gjithmonë.”, tha ai.

Ora 18:29
Zgjedhjet vendore të 14 majit, Meta: Kemi pritshmëri për fitore bindëse në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur për një fitore të opozitës në 3 prej qyteteve më të mëdha të vendit, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do të do të respektonte marrëveshjen që ka bërë me Berishën për të mbështetur kandidatët e primareve të Rithemelimit në kuadër të zgjedhjeve vendore që do mbahen në 14 maj. 

“Ne kemi një marrëveshje publike me PD-në, do mbështesim kandidatët e Primareve në gjithë Shqipërinë. Kandidatët janë të opozitës kudo ku janë. Marrëveshja jonë është shumë e qartë, këshillat bashkiakë do i rikthehen qytetarit dhe do ketë seanca të veçanta ku do konsultohen qytetarët për problematikat e tyre. Ajo që nuk negociojmë është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve. Ky është misioni ynë. Pritshmëritë janë për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës. Sa i takon qarkut nuk mund të them se e njoh situatën në gjithë qarkun si ju, por pa diskutim bashkia e Elbasanit do i rikthehet qytetarëve"-tha Meta mes të tjerash.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doku: 24/02/2023 09:15

    Luçjana ndjehet krenar qe eshte ne krah te likes... keto kane degraduar ne cfare mendojne dhe thine... duhen mbyllur ne psiqiatrik ... qeshin si idioter dhe konkutojne me njeri tjetrin se kush do jete me debili ne ato qe thote... hahaha turpi ju mbulofte me keq se ju ka mbuluar...ore te pafytyre .. nuk keni shprese!!!!

    Përgjigju
  • Cubi: 23/02/2023 23:05

    Te mbushur ne corap o spiuna o agjentura. Me cfar do i mbushesh kutite me shurr o legen?????????????????????? Keni mar fund o funderrine,o llumi i shoqeris qe nuk po i shqiteni ketij vendi nga 30 vjet. O qener.

    Përgjigju
  • Demokrati elbasanit: 23/02/2023 19:13

    Ke ndotur Elbasanin o koke lope e Skraparit. Ti je turpi botes. Je fytyre e hajdutit me damka. Je nje spiun i qelbur dhe strehohesh ne bolet e non grata . Ju jeni pisat dhe jashtqirje te Kombit. Ne Elbasan do merni ate te Noc Rrokut.

    Përgjigju
  • Gazmend: 23/02/2023 19:06

    sdo i fitoni ne asnje vend zgjedhjet mos shpresoni kot

    Përgjigju
  • Andi: 23/02/2023 19:00

    Po si more,per te fituar keni ju,se nuk e dim ne ca hajdutash e jenj ju.Vetem burgun meritoni

    Përgjigju
  • Genti: 23/02/2023 18:58

    Asgje skeni per te fituar ju se nuk ju se e di populli ca kriminelesh jeni ju.

    Përgjigju
  • Notknow: 23/02/2023 18:51

    Ik mer kriminel kush te voton ty

    Përgjigju
  • Goni: 23/02/2023 18:50

    Po po ja se duke fituar je,e ke ngatrruar me humbjen* zotri mashtrus

    Përgjigju
  • Zaranika: 23/02/2023 18:43

    Pupu hajduti dhe spiuni kerkon kollodokun ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!