Ish presidenti Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ. Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë.
“Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një festë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kjo s’është e rëndësishme që ta sqaroj, se dikur kam patur pritshmëritë që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht sa herë do ftohesha do të vija për çdo çështje. Ashtu sikurse e dinë që janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe kur kam qenë president për çështje të veçanta apo për denoncimin e Kuvendit dhe falsifikimit të firmës të kryetarit të kuvendit. Kishte të bënte me çështja të CEZ dhe DIA, është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që rilindja është në krizë. Por gjithsesi, unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar.”- tha Meta.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Ilir Meta 3 orë në SPAK, pyetet për aferën CEZ-DIA! Ish drejtuesi i LRI ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’? Kreu i PL: Mashtrues ordiner, s’kam asnjë lidhje











