Kundërshtari i sotëm i kuqezinjtë në arenën ‘Air Albania’ do jetë Izreali, një përfaqësuese që në të shkuarën ka fituar 2 herë kundër kombëtares sonë, ndërsa po aq janë edhe fitoret tona.
Për t’u ndalur te Izreali kjo përfaqsuese është pranuar për herë të parë në FIFA në vitin 1929, ndërsa mban aktualisht pozicionin e 76, 10 vende më lart se kuqezinjtë e Edy Rejas. Izreali nuk është kualifikuar asnjëherë në Europian, por ndryshe nga Shqipëria ka marrë pjesë në një Botëror. Konkretisht në 1970.
Sipas vlerësimeve të bëra nga ekspertët Izreali ka një vlerë futbollistësh prej 50.15 milionë euro, ndërsa futbollisti më i shtrenjtë është Solomon, i cili është pjesë e Shakhtar Donetsk në Ukrainë.
Ndërkohë Shqipëria vlerën totale të futbollistëve e ka 99.65 milionë euro, ndërsa më i shtrenjti është Armando Broja me 18 milionë euro, ndjek Gjimshiti me 17 dhe Kumbulla me 16.
Sa i përket moshës mesatare Izreali është te 25.6 vjeç, ndërsa Shqipëria 27.