Këngëtari shqiptar Ermal Meta, së bashku me këngëtarin Italian Fabrizio Moro, me duetin e tyre, u shpallën fitues në festivalin e Sanremo-s me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Kënga dhe performanca u pëlqye shumë nga publiku italian, që i përgëzuan për fitoren, por tifozët e futbollit kanë dashur të bëjnë pak ironi në rrjetet sociale.

Tifozët italianë i krahasojnë dy këngëtarët fitues me futbollistët Stevan Jovetiç, që ngjan me Ermal Metën, dhe Mauricio Pinilla që ngjan me Fabrizio Moro-n.


%u200BErmal Meta
Lart në foto, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, poshte Stevan Jovetiç dhe Mauricio Pinilla


d.b/shqiptarja.com