Krahina spanjolle që 'lind' trajnerët, Arteta, Emery dhe Xabi Alonso kanë një të përbashkët! Rajoni sa dyfishi i Tiranës

Krahina spanjolle që 'lind' trajnerët, Arteta, Emery dhe Xabi Alonso kanë një të përbashkët! Rajoni sa dyfishi i Tiranës

Trajnerët dhe rajoni spanjoll

Spanja është e ndarë në 17 rajone autonome dhe 50 provinca, më e vogla prej të cilave është Gipuzkoa në veri të vendit, e cila është pjesë e rajonit autonom të vendit Bask. Sipërfaqja e saj është afro 2000 km2, që është afërsisht sa dyfishi i Tiranës  dhe qyteti më i famshëm është San Sebastian, shtëpia e Real Sociedad, pjesëmarrëse në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Veç tyre, krahina shumë shumë tërheqëse dhe në modë si qyteti turistik me një nga plazhet më të bukura në Spanjë. Në Gipuzkoa jetojnë rreth 730 mijë njerëz dhe për nga sipërfaqja kjo krahinë është edhe më e vogla në të gjithë Spanjën.

Pse është kjo e rëndësishme?

Gipuzkoa mund të mburret me faktin se në tokën e saj kanë lindur një numër i madh i emrave të njohur të trajnerëve, disa prej tyre madje i përkasin majës së botës për momentin.

Për shembull, Xabi Alonso, ndoshta trajneri më i kërkuar në Evropë e ka origjinën nga Gipuzkoa, i rritur në kryeqytetin e kësaj krahine, San Sebastian. Nga ky rajon vijnë edhe trajneri i njohur i Aston Villas, Unai Emery dhe Mikel Arteta, një nga trajnerët më të suksesshëm në Premier League angleze në vitet e fundit me Arsenalin ,

Ish-trajneri i suksesshëm i Barcelonës dhe trajneri aktual i Athletic Bilbao, Ernesto Valverde ka lindur në këtë provincë. Trajneri aktual i Real Sociedadit, Imanol Alguacil është gjithashtu 'vendas', si dhe ish-trajneri i Real Madridit dhe trajneri spanjoll Julen Lopetegui po ashtu. Tekniku aktual i Osasunës, Jagobo Arrasate është nga rajoni si dhe ish-trajneri i Sevillas, Jose Luis Mendilibar, i cili ishte në stolin e Sevillas kur fitoi titullin e saj të fundit në Europa League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja