Krahu i djathtë i narkotrafikantit më të madh të drogës në Ekuador, dënohet me 3 vite burg 37-vjeçari shqiptar nga Fieri
Artur Rrapaj dhe Sanchez Farfan
Një 37-vjeçar shqiptar nga Fieri, pjesë e kartelit më të madh të drogës në Ekuador është dënuar me 3 vite burg për pasuri të pajustifikuar. I riu rezulton gjithashtu me precedent penal.
Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar në një bastisje të kyer në banesat e kreut të kartelit ekuadorian 'Gato', ka zbuluar të dhëna për marrëdhënien e kartelit ‘Nueva Generación’ me mafian shqiptare. Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias 'Gato', u arrestua në Pasto, Kolumbi . Por, në të njëjtën kohë, disa bastisje u kryen në Ekuador. Agjentët mbërritën në pronat ku supozohej se edhe shqiptari Artur Rrapaj banonte me alias 'Gato'.Pas kontrollit u bë arrestimi i tij.
Si fillim ndaj tij u regjistrua hetimi për pasuri të pajustifikuar pa e identifikuar si anëtar të strukturës së Nueva Generación Cartel, organizatës që drejtohej nga Sánchez Farfán. Oficerët e uniformuar identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. shkruajnë mediat e huaja.
Si pjesë e trafikut të drogës, i riu kishte si qëllim blerjen e kokainës së lirë dhe futjen e saj në tregun italian, ku mësohet se trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.
Nga këtu doli në dritë fakti se ky i fundit kishte precedentë penalë dhe në Shqipëri dhe qëndronte në Itali me një pasaportë të skaduar 10 vite më parë.
Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar persona në Amerikën Latine, Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru me qëllim blerjen e kokainës së lirë.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
5.8%
-
Pak
86.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës, shqiptarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 300 mijë euro! Zbulohet sesi funksiononte banda e 'Shefit të madh'
26 Mars, 13:13
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36
-
Itali/ Trafikonte drogë ‘El Chapo’, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë! Kishte shkuar ‘mysafir’ tek një mik, shoku tjetër deportohet
25 Mars, 15:32
-
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë
20 Mars, 11:37
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli
18 Mars, 14:54
-
Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
15 Mars, 10:49
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Tiranë/ I dënuar me 7 vite për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)
14 Mars, 10:17
-
Zbulohet si hyri në 2011 në Ekuador Dritan Rexhepi dhe aleanca me mafien italine
6 Mars, 08:55
-
Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! Klientëve u shkonte droga në banesë, u shtir sikur s’dinte italisht
5 Mars, 18:57
-
Angli/ Ktheu shtëpinë në ‘fermë hashashi’, gjykata dënon 56-vjeçarin shqiptar! Prokurori: Kështu mbrohen qytetarët nga droga dhe krimi i rrugës (EMRI)
28 Shkurt, 08:23