Krasniqi e Limaj vendosin të
rrinë në opozitë, 'vajtojnë' Bllokun

Krasniqi e Limaj vendosin të<br />rrinë në opozitë, 'vajtojnë' Bllokun
NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe nga këtu është vendosur që të jenë zë i fuqishëm opozitar.Kështu thuhet në një njoftim për media, i cili ka dalë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku u diskutuar pikërisht për qëndrimin që do ta mbajë NISMA për Kosovën në raport me zhvillimet aktuale politike, pas prishjes së koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA .

“NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim në jetën politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit”, thuhet në njoftim të kësaj partie.

Në njoftimin e Nisma-s, thuhet se në mbledhje të jetë folur edhe për Bllokun, i cili u prish para disa dite, ku sipas tyre Blloku ishte një koalicion për ndryshim.

Ata, po ndihen keq që humbën shansin për ndryshim.“Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente. NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit.



Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve

Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve