Krasniqi: Jemi vetëm 2 milionë për
të qenë rrezik për Evropën

Krasniqi: Jemi vetëm 2 milionë për<br />të qenë rrezik për Evropën
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në rrjetin social "Facebook", ka reaguar pas deklaratës së Ulrike Lunaçek, se liberalizimi i vizave për kosovarët do të jetë i mundur pas 2 ose 3 vitesh.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të jenë jashtë Europës e vlerave perëndimore, qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në vendet e BE-së. Ai gjithashtu ka shtuar se Kosova për shkak të numrit të vogël të popullsisë nuk mund të shihet si një rrezik për vendet e Europës.

“Përgjegjësia kryesore për këtë rrugë, sigurisht që është e politikës së Kosovës e më drejtpërsëdrejti e partive që e formojnë koalicionin qeverisës. Deri më tani koalicionet qeverisëse që kanë qeverisur nuk kanë treguar një vullnet të mirëqenë për të përshpejtuar integrimin në institucione euroatlantike. Integrimi nuk bëhet me fjalë”, ka shkruar Krasniqi.

Kryeparlamentari ka numëruar disa arsye, për të cilat beson se Kosova e meriton liberalizimin. Një prej tyre, sipas tij, është se në regjistrimin e fundit u pa se Republika e Kosovës nuk i ka as dy milionë banorë dhe ky numër nuk përben ndonjë rrezik për 500 milionë banorët e BE-së.

“Qytetarëve të Kosovës duke ju mohuar lëvizja e lirë krijohet përshtypja se ata janë mbyllur dhe izoluar në një geto, gjithsesi kjo është përshtypje tejet e keqe. Nëse kjo masë është vendosur për shkak të krimit të organizuar, mos sundimit të ligjit apo të mos gatishmërisë së qeveritarëve për t’i përmbushur standardet evropiane, dënimi po shkon për qytetarët dhe njerëzit që më se paku janë përgjegjës për dukurit e përmendura. Përkundrazi, kriminelët po i gjejnë rrugët e lëvizjes dhe po ata po merren edhe me trafikimin e njerëzve të pafajshëm edhe duke i gjobitur pa mëshirshëm, ndërsa qeveritarët janë bashkëbiseduesit e rregullt në Brukselin zyrtar dhe përtej tij”, ishin disa prej arsyeve që Krasniqi ka konstatuar.

Ndër arsyet tjera, Krasniqi përmend edhe faktin se nëse Kosova krahasohet me vendet tjera të Ballkanit Jugperëndimor sa i përket krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndaluara, mediave të lira, të drejtës dhe lirisë së njeriut dhe të komuniteteve pakicë, nuk ka ndonjë dallim të dukshëm me vendet e rajonit, raportojnë mediat kosovare. 

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë