Krasniqi: Lufta në Siri prodhon mëkat

Krasniqi: Lufta në Siri prodhon mëkat
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mendon se mekanizmat e shtetit dhe Bashkësia Islame, duhet të njoftojnë qytetarët me të vërtetën e luftës në Siri, dhe t’i edukojnë besimtarët me vlerat e fesë islame. Krasniqi thotë se lufta në Siri, është e pakuptimtë, vëllavrasëse dhe e cila nuk prodhon asgjë përveç, mëkatit e mjerimit.

Shkuarja për të luftuar në luftën e pakuptimtë të Sirisë e cila s’është gjë tjetër veçse një luftë vëllavrasëse mes fiseve të ndryshme dhe e cila veç mëkatit, mjerimit e fatkeqësisë se atyre njerëzve të mjerë, nuk prodhon gjë tjetër të shenjtë si shahitë apo dëshmorë siç i themi shqip, ne. Krijuesi ynë (Zoti) është dhuruesi i jetës sonë, ai se ka autorizuar asnjë, e më asnjë njeri në botën tonë, i dobët apo i fuqishëm qoftë, për t’ia marr tjetrit dhunshëm atë që ia ka dhuruar Ai (krijuesi)”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, kryeparlamentari, përveç, shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në Siri, ‘dhimbje të mëdha të Kosovës sot’, i quan edhe mos zhvillimin ekonomik, i cili sipas tij po ndodh: ‘për shkak të politikave jo vetëm të pa qarta ekonomike, por edhe të dëmshme e të gabueshme të udhëhequra fillimisht nga ndërkombëtaret e që sa vite edhe nga vendorët’, mungesën e një arsimimi tradicional kombëtar si dhe papunësinë.

Krasniqi thotë se sot arsimi është në ngërç të madh, duke cek mungesën e ‘edukimit tradicional kombëtar të filluar me një atdhedashuri të veçantë në vitet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ( në shekullin XIX) e të zhvilluar deri në ditët tona’.

“Mungesa për mundësi punësimi dhe perspektive që ka vendi ynë ka bërë që shumë të rinj, perspektiven e tyre për një jetë më të mirë e të dinjitetshme, ta kërkojnë në rrugën e ikjes nga Atdheu ynë i shtrenjtë”, shkruan tutje Krasniqi.


Marrë nga RTK
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane