Krasniqi në debatin Rama-Kurti
Kufijtë nuk caktohen me opinione

Krasniqi në debatin Rama-Kurti<br />Kufijtë nuk caktohen me opinione
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës,ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, është përfshirë në debatin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi që u hap mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe deputetit të Kosovës, Albin Kurti.

Ish kreu i VV Albin Kurti i kishte kërkuar kryeministrit Rama që të mos merret me Demarkacionin pasi kjo, sipas Kurtit, është çështje e brendshme e Kosovës. Rama iu kundërpërgjigj menjëherë kësaj deklarate.

“I dashur Albin! Faktet s'janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Jakup Kransiqi u bë pjesë e këtij debati, duke i përcjellë një mesazh Ramës, por jo vetëm atij.

Shkrimi Krasniqit

Le ta dinë të gjithë, Presidentë e Kryeministra

Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione.

Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione.

Edhe për shtetin edhe për kufinjtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur.

I falenderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!Zeri

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot