Krasniqi në Report Tv: Me zgjedhjet i dhamë leksion perëndimit...Kurti të mos heq taksën Serbisë dhe një mesazh për raportin Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

TIRANË- Publicisti nga Kosova, Agim Krasniqi në studion e Report Tv ka deklaruar se Kosova u dha një leksion të gjitha vendeve Perëndimore me gjithë procesin zgjedhor duke filluar nga fushata deri tek konstituimi i parlamentit. Ai shprehet se fakti që është dashur kohë për krijimin e qeverisë, nuk e zbeh suksesin që Kosova pati me zgjedhjet e 6 tetorit, teksa argumentoi në këndvështrimit të tij se përse ende nuk janë konstituuar institucionet e reja.

"Nga procesi i certifikimit të rezultateve erdhi deri te konstituimi i parlamentit brenda afateve kushtetuese dhe legjislative. Përplasjet politike,  sfidat dhe vështirësitë, janë shumë normale për një demokraci të re siç është Kosova. Që nga hapja e fushatës, zgjedhjet deri te konstituimi i parlamentit  i kemi dhënë leksion botës perëndimore me vetë procesin dhe nivelin e pjesëmarrjes. Jemi vend i ri dhe ata kuptojnë që demokracia ka vend tek ne. Institucionet duhet t'i kishim konsoliduar sa më shpejt, por duke qenë se ka interes nga perëndimorë që të funksionalizohet dhe stabilizohet qeverisja njëherë e mirë, kuptohet që ka vështirësi,  sepse 20 vite  qeverisje subjekte që mund të jenë pjesë e goditjes nga kjo Reformë ka gjasa të bëjnë përpjekje ta pengojnë dhe ta vështirësojnë procesin. S'ka nevojë për zgjedhje të reja", tha Krasniqi.

Përballë gazetares Elda Lamja, Krasniqi theksoi se qeveria e re nuk duhet t'i heqë taksën Serbisë, e ndërsa u rendit kundër Mini- Shengenit Ballkanit.

"Nuk ka nevojë të futemi në këtë aventurë për 200 vite ka dashur për të na uzurpuar.  Ne nuk mund ata t'i sulmojnë se kanë pretendime, ata të shohin interesat e veta, por ne nuk duhet të biem pre e provokimeve. Shqipëria të ketë shumë kujdes. Të njihet Kosova pastaj të ketë marrëveshje të tjera.  Synimi i Serbisë nuk është Shqipëria, por Kosova. Taksa ka krijuar kushte të reja për raportet mes dy vendeve. i ka vënë pikë kufijve, taksa nuk duhet të largohet. Kurti ka deklaruar se do të kalojë në reciprcitet, por Serbisë nuk duhet t'i lëshohet më pe", shtoi ai.

Në fund, ai e mbylli me një mesazh për marrëdhënien Kosovë- Shqipëri, që shkojnë përtej figurave politike.

"Figurat politika mund të kenë një imazh momental të opinionit publik, pror dashuria jonë për njëri-tjetrin i ka rrënjët më thellë. Vitet 90 është investuar shumë që të krijohet një klimë anti-shqiptarëve të Kosovës, ne e pamë momentet e tërmetit në Shqipëri u tregua gjaku shqiptar që ne jemi aty ku jemi dhe do të jemi aty ku pretendojmë", përfundoi Krasniqi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar