Krasniqi para Hagës: Kam qenë ministër, kryetar Kuvendi, por detyra që më ka fjetur më shumë është zëdhënësi i UÇK-së! Po më bëhet një padrejtësi (VIDEO)

I bindur se nuk ka bërë asnjë faj dhe këtë e ka përsëritur disa herë në seancën para Gjykatës së Hagës. Jakup Krasniqi, tha se ka mbajtur shumë detyra në jetën e tij politike, por ajo që i ka fjetur më shumë është zëdhënësi i UÇK-së, që i ka dhënë zë kësaj ushtrie.

"Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK, unë kam pasur detyra edhe pas luftës, kam qenë ministër, kryetar i Kuvendit, po detyra që më ka flejtur më shumë ka qenë zëdhënësi i UCK, gjithçka që kam bërë kam qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumë gjëra të tjera, i kam dhënë zë luftës së Kosovës, por megjithatë ishim të vendosur që kishim të drejtë të luftojmë për liri dhe natyrisht në saj asaj të drejtë fituam edhe mbështetje ndërkombëtar. Do të sjellë fakte konkrete, nëse dikush pretendon se unë kam folur, në dhjetor të vitit 2010...ia ndërpret fjalën gjykatësi.

Jam tepër i mllefosur se këtu gjendem po të drejtë dhe ndaj meje është bërë padrejtësi e madhe, sikur vetëm një faj të kisha, unë do të ndihesha i turpëruar, jam këtu pa të drejtë, duhet të jem në vendim tim dhe familjen time. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi, padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe", tha Krasniqi.


Lajmi kryesor:

Organizatë kriminale?! Krasniqi para Hagës: UÇK në luftë krah NATO, BE, SHBA e OKB! Më keni trajtuar si kriminel! Maskaradë e Serbisë! 10 akuzat/VIDEO


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)