Krasniqi para Hagës i përlotur: Kurrë s'i kam trajtuar njerëzit as kaq sa më keni trajtuar ju mua! E gjitha e thurur nga Beogradi! (VIDEO)

Për Jakub Krasniqin, e gjitha kjo është një maskaradë e thurur nga Beogradi.

"Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem t'i them shkurt. Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë, po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët, kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i ka trajtuar njerëzit as kaq sa më trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë, kurrë nuk i kam trajtuar njerëzit në këtë mënyrë. Prandaj, unë jam intelektuar jam njeri që e kam luftuar politikisht serbinë, dhe s';e ka drejtuar gishtin nga popullsia serbe, në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe mysmiman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese. Cilësimi i Prokurorit se jemi ndërrmarje kriminale e përbashkët, për mua, shokët, familjet që luftuam gjatë për kombin tonë nuk ka gjë me fyese sepse ne në një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, që e arritëm me SHBA e BE, me NATO e OKB dhe të gjithë ishim dhe jemi ndërrmarje e përbashkët Clirimitare dhe shtetformuese, ndërsa kriminal janë jo vetëm serb në Serbi, ka qenë vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e dinë të gjithë qytetarët e arsimuar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demolracive përëndimore ku janë rritur dhe edukuar me vlerta e kësaj bote që janë të drejtat dhe liritë e njerëzve. Dua t'u them që unë kam qenë i dënuar nga regjimi kriminale të Jugosllavisë në 81-82 dhe më kanë dënuar pse lexoja libra, pse kam folur dhe kundërshtuar këtë regjim, më shumë të drejtë kanë pasur ato atje, sesa sot që gjendem këtu. Është bërë një padrejtësia e madhe për mua, se populli ynë e ka një fjaklë që thotë "njeriu është mi i fortë se guri dhe atë që s'e bën njeriu e bën guri, populli jonë ka vuajtur shumë nga padrejtsië, dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Nuk do e ndieja veten mirë që të isha në shërbim të gjenocidit të serbisë, opër të cilat dhe prokurori serb këto ditë tha "adresa e qartë e krejt kësaj maskarde është në Beograd dhe mbështetësit të politikave të saj, kudoqofshin ato"", tha ai para gjykatësve të Hagës.


Lajmi kryesor:

Organizatë kriminale?! Krasniqi para Hagës: UÇK në luftë krah NATO, BE, SHBA e OKB! Më keni trajtuar si kriminel! Maskaradë e Serbisë! 10 akuzat/VIDEO


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën