Krasniqi: Rama i dha politikës
serbe një leksion të rëndësishëm

Krasniqi: Rama i dha politikës<br />serbe një leksion të rëndësishëm
PRISHTINE- Ish-kryeparlamentari, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Jakup Krasniqi e ka komentuar me tone shumë pozitive paraqitjen e kryeministrit shqiptar në Beograd, Edi Rama përballë atij serb, Aleksander Vuçiç. Krasniqi e ka cilësuar Ramën si kryeministrin më stabël në Europën Juglindore duke shtuar se me fjalimin e sotëm i ka dhënë një leksion të mirë politikës serbe.
 
“Vizita e Ramës tregoi se Rama është lideri më stabel në Europën Juglindore, se fjalët i thotë me mençuri të veçantë dhe se politikës serbe i dha një leksion të rëndësishëm për politikat që duhet të udhëhiqen në rajonin tonë. Politika europiane ne Ballkanin e trazuar e ka gjetur përfaqësuesin e saj të denjë”, ka komentuar Krasniqi në rrjetin social “Facebook.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat