/ATSH/.- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi po zhvillon një vizitë zyrtare në Paris, me ftesë të homologut francez, Stephane Le Foll.
Sipas KosovaPress, në konferencën e ministrave, të mbajtur dje, ku morën pjesë mbi 30 ministra të bujqësisë, me temën 'Bujqësia përballë ndryshimeve klimatike', ministri Krasniqi zhvilloi takime me homologë të ndryshëm nga vendet evropiane, me të cilët bashkëbisedoi për çështje që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural, me theks të veçantë në rritjen e mundësive të bashkëpunimit bilateral.
Në bisedë me ministrin francez Le Foll, ministri Krasniqi e falënderoi atë për ndihmën që Franca i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, duke shprehur dëshirën dhe përkushtimin që bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mes dy vendeve të rritet, duke pasur parasysh që Franca është një vend lider në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
"Ne po përpiqemi që të ndjekim dhe të zbatojmë praktikat më të mira evropiane në bujqësi dhe zhvillim rural, ndaj besojmë se ndihma e Francës në këtë drejtim do të jetë shumë e çmuar për institucionet tona, por edhe për fermerët tanë", tha ministri Krasniqi.
Punimet e konferencës, ku referuan edhe ekspertë botërorë dhe ministra të ndryshëm, u mbyllën me një fjalim nga Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande.
Gjatë darkës së punës, të shtruar nga ministri Le Foll, ministri Krasniqi u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), Graziano da Silva.
Ndërkaq, sot ministri Krasniqi, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris, Muhamedin Kullashi, ka marrë pjesë në inaugurimin e edicionit të 52-të të Sallonit Ndërkombëtar të Bujqësisë, që u hap zyrtarisht nga Presidenti francez, Hollande.
/Shqiptarja.com