TIRANË- 85 mjekë janë përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Qeveria e njoftoi nismën për policët, mjekët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në gusht të vitit të kaluar (2023) ndërsa deri më tani, nga ky program kanë përfituar 92 efektivë policie të cilëve u është pranuar aplikimi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një postimi në facebook, bëri me dije se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.
Në një vizitë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në banesën e njërit prej efektivëve që përfitoi kredi për shtëpi me interes 0%, tha se programi do të zgjerohet edhe më tej duke rritur kuotat e punonjësve të administratës publike të cilët mund të përfitojnë.
Pa e bere per mesuesit e keni kot po favorizoni me te perfolurit per korrupsion, jo ata qe kane vertet nevoje.
PërgjigjuInfermierët i lini te ngrohen ne diell ,ose te ikin tja mbathin ne gjermani se sa per shtepi dhe 2000 vjet te punojne nuk do munden dot ta blejne nje shtepi modeste.
PërgjigjuPo mesuesit a do jene pjese e ketij programi per kredi per shtepi me 0% interes
PërgjigjuPor per popllin kur hapet programi per kredi te but