Kredi të pastrehësh, ja emrat e
145 zyrtarëve që firmosi Berisha
EKSKLUZIVE/ Zbardhet lista me emrat e deputetëve, ish-zëvendësministra, ish-ministra, ish-shefa kabineti, prokurorë, gjyqtarë, sekretarë të përgjithshëm si dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të PD-së që kanë përfituar kredi të buta duke plotësuar dokumente si të pastrehë.
TIRANE - Deputetë, ish-zëvendësministra, ish-ministra, ish-shefa kabineti, prokurorë, gjyqtarë, sekretarë të përgjithshëm si dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike kanë përfituar kredi të buta me 4 %, duke plotësuar dokumente si të pastrehë. Lista, që, në fakt, tashmë i ka kaluar Prokurorisë për hetim, u denoncua nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, përmban emra jo pak të njohur për opinionin publik, kryesisht për shkak të lidhjeve të tyre me ish-partinë në pushtet për 8 vite. Ndonëse e gëzonin njësoj të drejtën me të tjerë, në listën që e ka firmosur kryeministri Berisha përfshihet vetëm një deputete e PS, atëhere në opozitë.
Ndërkohë kredinë e butë për strehim e kanë përfituar shumë zyrtarë të njohur si militantë të ish-mazhorancës, ku bie në sy kreu aktual i SHISH, Visho Ajazi, i cili e ka përfituar kredinë në postin e zv.ministrit të Inovacionit. Gjithashtu jo pak i njohur është dhe ish-numri dy i SHISH në 2010, Ylli Alushi.
Ndër emrat e tjerë listohet të jetë edhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, ish-zëvendës ministrja e Jashtme Edit Harxhi, ish-zv.ministrja e Drejtësisë, e Integrimit si dhe një numër i lartë sekretaresh apo drejtues drejtorish të rëndësishme pranë ministrive të kabinetit qeveritar, prokurorë e gjyqtarë.
Elvis Cefa, tashmë numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e ka përfituar kredinë si kreu i Agjencicsë së Kompensimit e Kthimit të Pronave; Besnik Çobaj si drejtor i Drejtorisë së Lojërave të Fatit; në listë janë ish-sekretarja e KQZ apo prokurorë si dhe gjyqtarë të Apelit në Tiranë, jo vetëm, e të Kushtetueses, si përfitues të kësaj kredie. Lista përmban 145 emra sipas VKM Nr.600, datë 12.9.2007 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë” e nxjerrë nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kredia për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë të administratës së lartë shtetërore është dhënë në vlerën deri në 5 milionë lekë, me interes 4 për qind, për strehim, dhe deri në 2.5 milionë lekë, me interes 4 për qind, për sipërfaqe shtesë banimi.
JA EMRAT E ZYRTAREVE TE QEVERISE BERISHA QE KANE MARRE KREDI TE BUTE:Emrat e 145 zyrtarëve që perfitojnë si të pastrehë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48