Kredia e keqe zbret në 7.8%, niveli më i ulët historik! Edhe pa masa lehtësuese qytetarët e bizneset vijojnë të paguajnë këstet

Kreditë me probleme në vend vijojnë të ulen, duke ecur kundër parashikimeve të bëra nga Banka e Shqipërisë, e cila priste rritje të tyre si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në prill të këtij viti kredia e keqe zbriti në nivelin më të ulët historik që prej vitit 2014. Banka qendrore raporton se niveli i tyre ishte 7.88% në fund të prillit nga 8.21% që ishte në të njëjtin muaj të vitit që shkoi.

Ndërkohë rënia  me 3.5% krahasuar me të dhënat për vitin 2019 kur nuk flitej për pandemi. Në prill të 2019 niveli i kredive me probleme ishte 11.38%. Aktualisht huaja e keqe vlerësohet të jetë mbi 48.4 miliardë lekë, ndërsa totali i kredisë deri në fund të prillit arriti në 615,3 miliardë lekë.

Që në nisje të pandemisë, ku banka u detyrua të shtyj këstet e kredive për bizneset e qytetarët në vështirësi, shqetësimi kryesor ishte se do të rriten kreditë me probleme për shkak të rënies së fuqisë paguese nga klientët bankar. Por realisht në vitin që shkoi kreditë e këqija u rritën me vetëm 1.5 miliardë lekë dhe rritja më e lartë u konstatua në muajin shtator 2020 me 8.3%.

Prilli është muaji i parë pa masat lehtësuese në fuqi të Bankës së Shqipërisë, pasi mundësia për riskedulimin e kësteve të kredisë për ata klientë që kishin vështirësi financiare përfundoi në muajin mars. Por ulja e kredive me probleme edhe në prill pa masat lehtësuese tregon se klientët nuk kanë vështirësi për të paguar këstet e tyre, përpos pandemisë COVID-19 që vijon, dhe pasiguritë për të ardhmen janë prezente.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur