Kredia e pashlyer, kompania e gazit
nis proçedurat e falimentit

Shoqëria e AL.P.IN me aktivitet në tregtimin e produkteve petroliere, ka nisur së fundmi procedurat e falimentit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të pamundësisë për shlyerjen e një linjë kredie prej 150 milionë lekësh ndaj një banke.

Shoqëria “AL.P.IN” sh.a. është një shoqëri tregtare e regjistruar në QKR, në datën 23.3.2002. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin tregtar në fushën e importit, eksportit, transport, tregtisë me shumicë e pakicë të të gjithë gamës së produkteve petroliere me sistem shpërndarje dhe shitjeje të GPL-së (gaz vajguror të lëngshëm për përdorim shtëpiak e industrial).


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij