Kredia e re për shtëpi arrin nivelet më të larta të gjashtë viteve të fundit

Kredia e re për shtëpi arrin nivelet më të larta të gjashtë viteve të fundit

Foto ilustruese

Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë, ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi.

Ky është niveli më i lartë në të paktën gjashtë vitet e fundit. Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi është rritur me 61%. Vetëm për muajin prill të këtij viti, sektori bankar ka disbursuar 3.3 miliardë lekë ose rreth 27 milionë euro kredi të reja për shtëpi, edhe kjo një shifër rekord për këtë periudhë të vitit.

Rritja e kredisë për shtëpi nisi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pavarësisht krizës më të thellë ekonomike në 23 vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë familje po investojnë në pasuri të paluajtshme, duke e parë pronën si një investim të mirë për të ardhmen. Bankierët mendojnë se rritja e fortë e çmimeve në vitet e fundit dhe pritshmëritë që kjo rritje e çmimeve të vazhdojë mund të jetë një faktor që po nxit investimin në pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër, shtrenjtim po rrit vlerën mesatare të pronës që blihet dhe, rrjedhimisht, edhe pjesën e investimit që financohet me kredi. Ky është një faktor që po rrit volume e kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Vendimmarrja e individëve për të blerë shtëpi me kredi gjithashtu po mbështetet edhe nga faktorët e krahut të ofertës. Normat e interesit janë në nivelet më të ulëta historike. Kjo bën që pagesa e kredisë të perceptohet më e leverdishme, pavarësisht se principalet po rriten nga shtrenjtimi i çmimeve të pronave. Në tërësi oferta e bankave për këtë produkt është shumë e lartë, sepse për bankat ai është një produktet më cilësorë, në kuptimin e një raporti shumë të ulët të kredive me problem, që luhatet pranë gjysmës së raportit mesatar të kredive me probleme për të gjithë portofolin e kredisë.

Kredia për shtëpi është afatgjatë dhe iu mundëson bankave rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë në kohë, që nënkupton asete prej nga sigurohen të ardhura që zgjasin më shumë dhe kanë një amortizim të ngadaltë në kohë. Kredia në shtëpi siguron volume të kënaqshme huadhënieje, por paralelisht edhe një shpërndarje të mirë të rrezikut në shumë huamarrës. Rritja e çmimeve të pronave gjithashtu e mbyll në farë mënyrë qarkun avantazhues për kredidhënien, sepse bankat mbajnë si kolaterale për kreditë prona me vlerë më të madhe. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 60% e pronave të shitura financohen me kredi bankare.

Portofoli i kredive për blerjen e pasurive të paluajtshme është i përqendruar në Tiranë, me më shumë se 70% të portofolit total. Kjo lidhet jo vetëm me tregun e pronave në kryeqytet, por edhe me faktin se shumica e blerësve në zonat e bregdetit janë banorë të Tiranës./ Monitor

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja