Qeveria ka vendosur që fondi i kredive të buta që jepen për zyrtarët e lartë ti kalojë personave në nevojë.
JA VENDIMI I QEVERISË:
Shfuqizimin e vendimit nr.600, datë 12.9.2007, të këshillit të ministrave, “për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të admnistratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Vendimi nr.600, datë 12.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”, i ndryshuar, dhe çdo akt tjetër nënligjor i nxjerrë në zbatim të tij, shfuqizohet.
2. Fondet e programuara për trajtimin me strehim sipas vendimit nr.600, datë 12.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, do të kalojnë për trajtimin me strehim të kategorive më në nevojë.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com