Kreditë e buta, Paskali: Formula
e pikëzimit,kategoritë e përfituesit

Kreditë e buta, Paskali: Formula<br />e pikëzimit,kategoritë e përfituesit
Bashkia e Tiranës përmës skemës lehtësuese të kredive të dyta, u jep mundësi çifteve të reja por edhe personave me pak të ardhura, duke u siguruar atyre një banesë.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali në një intervistë për ATSH-në sqaron se për vitet 2014-2016 numri i aplikimeve pranë bashkisë së Tiranës shkon në 1800 aplikime për kredi të buta.

Sipas saj, përmes formulës së pikëzimit, familjet një prindërore(dmth një grua apo burrë i divorcuar) që kanë në ngarkim fëmijë është një nga kategoritë e targetuara në kriteret e pikëzimit në grupin e kushteve familjare. Paskali sqaroi se pas miratimit të programit nga Këshilli Bashkiak javën e ardhshme, gjatë vitit 2017, Bashkia Tiranë do të hapi të paktën 3 thirrje për aplikime për qytetarët e Tiranës për të përfituar nga programi yne social “Për subvencionimin e Interesave të Kredisë”.
 
Sa është numri i kërkesave të dorezuara pranë Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë aplikuar për kredi të buta?
Programi Social i Strehimit“Për subvencionimin e Interesave të Kredisë” është një program i Bashkisë së Tiranës që ka për qëllim mbështetjen në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, të familjeve dhe të individëve, që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Kemi dy të dhena ose statistika që dëshiroj të theksoj kur flasim për numrin e kërkesave të dorëzuara pranë Bashkise së Tiranës. E para është numri i perfituesve në programin banesë me kosot të ulët nga viti 2009 deri në vitin 2013, ku përfitues janë 2.045 familje. Ndërkohë që për vitet 2014-2016 kemi një numër prej 1800 aplikimesh pranë Bashkisë së Tiranës për kredi të buta. Pas miratimit të programit nga Këshilli Bashkiak javën e ardhshme, gjatë vitit 2017, Bashkia Tiranë do të hapi të paktën 3 thirrje për aplikime për qytetarët e Tiranës për të perfituar nga programi yne social “Për subvencionimin e Interesave të Kredisë”.
 
Cilët janë përfituesit potencialë, pra cili aplikues ka më shumë shanse për të përfituar nga ky program?
Përfitues potencial të programit social të strehimi “Për subvencionimin e IntNenkryetarja-Brunilda-Paskali.-300x200eresave të Kredisë” që ka për qellim blerjen e banesave të para, do të jenë individët ose familjet, me synim përmirësimin e kushteve të cilësisë së jetesës së tyre. Përparësi do t’u jepet individëve të rinj dhe familje që në përbërje kanë një çift të ri. Kjo si për shkak të moshës së re edhe të mundësisë së perballimit të mases së kredise për arsye të nivelit të të ardhurave që mund të disponojnë.
 
A kanë përparësi gratë e divorcuara me fëmijë, të cilat mund të jenë të pastrehë?
Për të bërë një vlerësim sa më korrekt të të gjithë aplikantëve në programin social të strehimit për “Subvencionimin e Interesave të Kredisë”, ne kemi të perfshirë brenda udhezuesit tonë operacional edhe Formulën e Pikëzimit ku kemi futur: kushtet e strehimit, kushtet familjare, kushtet sociale dhe kushtet ekonomike dhe ku bëhet një vlerësim me pikë për target grupe të ndryshme në secilen nga keto fusha. Familje një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë jane një nga kategoritë e targetuara në kriteret e pikëzimit në grupin e Kushteve Familjare.
 
Znj. Paskali, cilat janë dokumentet kyçe për të përfitur nga ky program i bashkisë?
Çdo aplikant së bashku me kërkesën e tij duhet të dorëzojë edhe disa dokumenta që variojnë nga Formulari i strehimit i plotësuar pranë Njesisë Administrative në të cilën aplikantit ka vendbanimin; tek certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare; tek vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit; tek dokumentacioni përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune; tek vendimi i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara; tek vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë etj. Lista me të gjithë dokumentacionet e nevojshëm, për t’u plotesuar nga aplikuesit, mund të tërhiqet nga të interesuarit pranë zyrës së pritjes së qytetarëve pranë Bashkisë së Tiranës, zyrë e cila do të mbledhi më pas dhe aplikimet e plotësuara të të interesuarve.
 
Sa është numri i individëve që do të përfitojnë nga ky program dhe a do të vijojë edhe vitin tjetër?
Programi do të ketë një kohëzgjatje një vjeçare dhe numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht do të arrijë në më shumë se 1.000 (një mijë) familje. Por, angazhimi financiar i Bashkisë së Tiranës në zbatim të këtij programi do të ketë një kohëzgjatje 15 -20 vjeçare, në varësi të kredive hipotekore të akredituara për secilin përfitues. Nderkohë që është lënë mundesia e ripërsëritjes së ketij programi edhe për vitet në vijim.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi