Kreditë e buta/ Subashi: Përfitojnë 1000 aplikues. Ja kategoritë që favorizohen! (VIDEO)

Nisin së shpejti aplikimet për kreditë e buta në Bashkinë e Tiranës, dhe numri i kredimarësve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë do të dyfishohet.

Nga programi “Rreze Dielli” në Report Tv, Drejtoresha e përgjithshme  e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Subashi thotë se numri I kredive të buta që do të jepen është 1000 dhe kategoritë që do të jenë më të favorizuara janë ciftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom.

“Kemi përpunuar një sistem pikëzimi ku të gjitha grupet shoqërore kanë të drejtë të aplikojnë. Kjo do të thotë që në nuk refuzojmë asnjë kategori. Por, prioritet dhe pikëzim më shumë kanë çiftet e reja, gratë familjare dhe komuniteti rom.”  

Subashi shpjegon se për të përfituar këtë kredi, duhet të keni të ardhura mujore nga 31 mijë lek deri në 115 mijë lek për të qenë përfitues të kredisë së butë.

Ka një kufi minimal dhe maksimal përsa i përket të ardhurave. Kjo do të thotë që kufiri minimal është 31 mijë lek dhe kufiri maksimal është 115 mijë lek. Kjo është shumë e rëndësishme pasi nëse keni të ardhura nën 31 mijë lek, nuk përfitoni, nuk përballoni dot këstin dhe nëse kaloni kufirin maksimal të të ardhurave nuk përfitoni, pasi është një program kredie sociale.” 

Përvec numrit të përfituesve, drejtoresha e Shërbimit social thotë se këtë vit ka edhe një sërë risish të tjera.  Ajo shpjegon se përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet.

“Për herë të parë kemi bashkëpunime me tre banka. Qytetari i Tiranës ka të drejtë të zgjedhë njërën nga këto tre banka që ofrojnë afate të ndryshme pagese, nga 30-35 vjet,  dhe duhet të paguajnë një normë interesi që nuk ndryshon, 3%, e cila nuk ndryshon. Nëse ka rritje, e paguan Buxheti i Shtetit.”

Subashi bëri thirrje për plotësim sa më të saktë të dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja