Nis puna për rregullore të re për mbikëqyrjen e mikro-financës, BSH: Kufizojmë numrin e kredive! ‘Morën hua dhe adoleshentët e të sëmurë

Banka e Shqipërisë ka nisur punën me Bankën Botërore për të bërë rregulloren e re për të mbrojtur konsumatorët nga bankat dhe jo-bankat në rast se marrin kredi.

Drafti i kësaj rregulloreje do të bëhet publik në shtator, dhe pasi të konsultohet me të gjitha institucionet, pritet të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm.

Report TV mëson se përveç kufizimeve aktuale për normën maksimale të interesit të kredive që japin shoqëritë jo-banka dhe për kufizimin e penaliteteve, rregullorja e re do të përfshijë edhe kufizimin e bazës së klientelës. Këto institucione përpara se të japin kredi duhet të bëjnë një analizë financiare.

Pjesë e rregullores do të jetë krijimi i një liste klientësh që nuk do mund të marrin kredi. Pra do të ngrihet një listë e zezë me kategoritë që s’duhet t’u jepet kredi.

Kjo masë parashikohet pasi edhe persona me probleme të shëndetit mendor kanë marrë kredi, dhe po ashtu edhe ata që nuk kanë aftësi paguese si dhe adoleshentët, sipas ankesave të disa prej prindërve.

Drafti po ashtu parashikon edhe kufizimin e numrit të kredive që do të mund të marrë një klient. Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë ky kufizim do të bëhet për shkak se nga analizat që janë bërë marrë shkas edhe nga rasti i MCA e Final rezulton se gjendja është rënduar me shumë tek ata klientë që kishin disa kredi për të paguar. Ka pasur raste që numri i kredive ka ndikuar në moskthimin e tyre, pasi nuk kanë aftësi paguese.

Sa i takon ndryshimeve ligjore për të kthyer kufizimet e penaliteteve dhe të tavanit të interesave në ligje, sipas bankës këto janë nisma që duhet të ndërmerren nga Ministria e Financave.

Ndërsa për 3 mijë klientët e MCA dhe Final që aktualisht administrohen nga Banka e Shqipërisë dhe këstet po paguhen pranë bankave, një vendim i prerë se çfarë do të ndodhë me ta, do të merret vetëm pasi të caktohet likuidatori. Aktualisht pranë Bankës së Shqipërisë nga këta klientë janë bërë 100 ankesa për kontratat e tyre të kredive që po analizohen nëse ka abuzime apo jo.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari

Vlorë/ I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari