bDeri kur të jetë gati skema e re e pensioneve, që të garantojë edhe pagesa më të larta për pensionistët shqiptarë, bonuset mujore janë zgjidhja e përkohshme.
Edhe pse bonusin nuk po e marrin të gjithë për shkak të tavaneve të caktuara në VKM ku rreth 90 mijë janë të përjashtuar, në muajin janar 672,982 pensionistë morën kompensimin mujor.
Afro 42.3% e përfituesve kanë marrë si shtesë mujore 800 lekë referuar shifrave të Ministrisë së Financave dhe kjo është kategoria e pensioneve të pjesshme urbane. Më pas janë pensionet e plota urbane me 218.939 mijë përfitues në total.
Kurse tek pensionet rurale, bonusin prej 1 mijë lekësh e kanë përfituar në total 73,998 pensionistë, kurse kompensimin 600 lekë e përfituan 35 mijë persona që përfitojnë pensionin e invaliditetit dhe 700 lekë ata me pensione familjare me rreth 60 mijë përfitues në janar.
Për të paguar të gjitha bonuset mujore rezulton se janë shpenzuar afro 7.8 milionë euro vetëm në muajin e parë të vitit, ndërkohë që fondi në total për skemën e bonuseve për gjithë vitin është 100 milionë euro, dhe do dyfishohet vitin që vjen.
Nga ana tjetër qeveria vijon të rrisë transfertat në llogarinë speciale të pensioneve të hapur në Bankën e Shqipërisë. Nga 63 milionë euro që u kaluan në fund të 2024-ës, për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve në 2025-ën, Ministria e Financave ka njoftuar se 167 milionë euro të kursyera janë transferuar në këtë llogari.
Në total fondi në këtë llogari tashmë është 230 milionë euro dhe që do të përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave, për skema të reja mbështetje për pensionistët, apo edhe për reformën e re që pritet të bëhet publike gjatë këtij viti.
Komente










Fusni parate ne ekonomi keshtu qarkullon ekonomia! Po ska qarkullim behet uje i qelbur (stagnation)
PërgjigjuNa shpjego pak Mqs ra fjala sipas ligjeve te ekonomise ,Tani qe qeveria Po e heq menjane lekun cmimet duhete te uleshin apo te ngriheshin dhe cfare Kane bere cmimet, Jane ulur apo Jane rritur?Kjo ska lidhje fare me lekun ne qarkullim, Ekonomia jone prodhon vetem presh dhe domate ,Ajo dominohet vetem me tregti e sherbime,keshtu grosisti manipulon me cmimet Brenda nje Nate si ti doje qejfi ,ti mund te hedhesh edhe 100 milione dhe ai perseri do te gjeje menyren qe to perlaje te 100 miljonet Brenda nje Nate dhe populli prap buke me kos do haje.Qeveria DUHET kete llogari ta quaje si pjesen te condition Sovran Te Shqiperise dhe ta investojne ne kapitalin Boteror ashtu Sikurse bejne fondet e Tjera Sovrane,Fondet Saudit,Abu Dhabi,Singapori,Norvegjia e the,be kete drejtim mund te ndihmoje edhe fakti I Superlekut,qeveria e ble euron lire ne treg dhe e investon me vleren reale te Saj ne Tregjet Boterore.Keshtubedhe Shqiperia mund te dale Nga fukaralleku