TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar, ku po prezantohen edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese. Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Pas prezantimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend.
Partia Socialiste do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut. Në të, do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun, për të cilën socialistët pritet që këtë javë të mbledhin Këshillin e Mandateve për arrestimin, pasi Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj, ku la në fuqi pezullimin nga detyra.
KODI I PROCEDURËS PENALE, NENI 242
SI ËSHTË.....
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.
SI BËHET....
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.
Lajmi në përditësim....
Komente













Ligji do shkoj ne Gjykate Kushtetuese. Do debatohet si nje form imuniteti. Dhe ose do rrezohet, ose do marri te njejten fuqi qe ka imuniteti i deputeteve duke i hapur rruge nje mekanizmi per t’a zhveshur personin nga ai imunitet nese kerkohet nga sistemi i drejtesise. Zgjidhje tjeter nuk ka! Nese keto speciet e zgjedhur me vote duan siguri nga ligji, atehere thjesht mos beni korrupsion!
PërgjigjuKy eshte rasti me tipike i korrupsionit te rende ne formen e kapjes se shtetit permes ligjeve te cilesuara. Cdo prokuror do ta kishte enderr te hetonte dhe akuzonte organizaten kriminale qe kryen kete krim. Por jo keto tanet qe jane te mbaruar.
PërgjigjuEdhe kushtetuten e ndryshon per te shpetuar Balluken,mendoni sa i zhytur ne korrupsion esht ky vend i qelbur
Përgjigju