TIRANE - Kreditet e fituara janë kusht për të kaluar në vitet pasardhëse edhe për shkollat e mesme. Kreditet e siguruara nga ndjekja e lëndëve bërthamë dhe atyre me zgjedhje shërbejnë edhe për llogaritjen e re të mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme, e cila i ndihmon më pas kandidatët për të siguruar pikë plus në konkurset e pranimeve në shkollat e larta.
Ndryshimet e bëra në strukturën e arsimit parauniversitar tashmë shoqërohen me modalitete të reja edhe në llogaritjen e mesatares e pikëve vjetore që nxënësi fiton nga ndjekja e një lëndë të caktuar.
Duke u ndalur konkretisht tek shkollat e mesme, nxënësit duhet tu përgjigjen të gjitha detyrimeve për të fituar kreditet e duhura që e lejojnë atë të kalojë në klasat pasardhëse, si dhe të sigurojë të drejtën për të vijuar studimet e larta në universitetet publike.
Mungesa e krediteve në tre lëndë bërthamë, apo edhe në lëndë të caktuara me zgjedhje e penalizon nxënësin me humbje të vitit shkollor. Në udhëzuesin e kurrikulës së re të gjimnazeve detajohet se pikët e një nxënësi për një lëndë të caktuar mësimore gjenden duke shumëzuar notën vjetore të nxënësit në atë lëndë me kreditet e asaj lënde dhe me koeficientin e lëndës.
Ndërkohë që te mesatarja e përgjithshme e një nxënësi merren parasysh pikët e tri klasave të gjimnazit, bashkë me pikët e Maturës Shtetërore. Po ashtu mblidhen kreditet e tri klasave me ato të maturës.
Pikët totale pjesëtohen me kreditet totale dhe rezultati rrumbullakoset me dy shifra pas presjes dhjetore. Sipas ekspertëve të Institutit të Zhvillimit të Arsimim shkruan ATSH, mungesa e informacionit ka bërë që shpesh herë nxënësit të mendojnë se kreditet kanë të bëjnë me mungesat.
Kështu kur nxënësi ka notë kaluese vjetore në një lëndë, i fiton kreditet e saj. Kur është pakalues, nuk i fiton ato kredite. Sipas rregullores kur një nxënës mbetet vetëm në lëndët me zgjedhje kalon në klasën pasuese, por pa kreditet e lëndës në të cilën ka mbetur.
Nxënësi që mbetet në këtë lëndë me zgjedhje ka të drejtë të paraqitet për to: “në provimin e vjeshtës së atij viti shkollor, në provimin e vjeshtës së vitit pasues shkollor”. Një nxënës mbetet në klasë, kur në fund të vitit nuk është kalues në të paktën tri lëndë bërthamë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com