Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë në muajin prill.
Ata ende nuk kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre. Por një ‘Baby Shower’ i organizuar së fundmi nga dukesha e Sussex ka bërë që tashmë të përflitet për gjininë e foshnjës që është duke ardhur.
Dhe ndër të tjera kjo festë mirëseardhje për bebin është një tjetër thyerje e kodit të mbretërisë.
Dukesha do të bëhet me djalë dhe sekretin para të gjithëve ja ka nxjerrë mikesha e saj, Abigail Spencer e cila shfaqet duke shkuar në Hotelin Upper East Side dhe mban në dorë dhuratën blu të vogëlushit.