Krem limoni

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • 100 ml lëng limoni të freskët
  • Lëkura e grirë e 1 limoni

Përgatitja:

Në një tas, rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë kremoze. Shtojmë lëngun e limonit dhe lëkurën e grirë. Vendosim tasin mbi një tenxhere me ujë të nxehtë (pa e lejuar të ziejë) dhe e përziejmë vazhdimisht derisa kremi të trashet. E heqim nga nxehtësia dhe shtojmë gjalpin duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht.