Kunguj me salcë të bardhë

Përbërësit:

  • 3 kunguj të njomë
  • 600 ml kos
  • 3 vezë
  • 3 lgj miell
  • 3 lgj vaj
  • 1 lgj gjalpë
  • Arrë moskat
  • Pak kripë

Përgatitja:

Presim kungujt në disqe, i skuqim dhe i kriposim më vonë. Rrahim vezët me kosin dhe miellin. Vendosim kungujt në krem, i lëmë pak në zjarr, më pas rregullojmë shijen dhe i shërbejmë me bukë të thekur.