Qofte me lakër dhe karota

Përbërësit:

  • 1 lakër e bardhë e vogël
  • 3 karota
  • 1 lgj niseshte
  • 4 vezë
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Presim karrotat dhe lakrën në fije. Vendosim në një enë niseshte, pak ujë të ftohtë, kripë dhe vezë. I trazojmë mirë dhe shtojmë perimet e grira. Në një tigan ngrohim vajin, marrim nga masa e perimeve, në mes shtojmë një të kuqe veze dhe i skuqim.