Kremlini i jep mbështetje Lukashenkos në kohën e 'furtunës perëndimore'! Putin pret në Moskë liderin bjellorus

Kremlini i jep mbështetje Lukashenkos në kohën e 'furtunës perëndimore'! Putin pret në Moskë liderin bjellorus

Presidenti bjellorus Lukashenko dhe Vladimir Putin

Teksa ndodhet 'nën kritikat e ashpra të perëndimit', Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka gjetur 'krahë të ngrohtë' pikërisht në Kremlin.  Ai shkoi sot në Rusi për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, në mes të tensioneve me Evropën rreth uljes dramatike të një avioni pasagjerësh në Minsk dhe arrestimit të një blogeri disident.

Gjithashtu sot autoritetet ruse refuzuan të lejojnë dy avionë të vendeve të Bashkimit Evropian që të kalonin në Moskë dhe të shmangnin përdorimin e hapësirës ajrore të Bjellorusisë.

Perëndimi e akuzon Bjellorusinë për pirateri pasi kontrolli i trafikut ajror bjellorus informoi të dielën pilotin e linjës Ryanair me pretekstin e një kërcënimi për bombë. Pas këtij njoftimi, avioni u ul në Minsk dhe gazetari Protasevich që është kritik i Lukashenkos u arrestua së bashku me të dashurën e tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)