Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)

Pamjet e aksidentit të mbrëmjes së djeshme në Ishull-Lezhë

Lezhë- Policia vendore njoftoi sot (25 Nëntor) se pas hetimeve të kryera për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ishull-Lezhë, ku u përplasën dy autovetura, ka arrestuar edhe një nga shoferët që mbeti i plagosur.

Pasi janë kryer veprimet procedurale, u bë edhe prangosja e të dyshuarit Tom Kola, 33 vjeç, që drejtonte mjetin “Benz”. Arrestimi i tij u krye në gjendje spitalore, pasi po mjekohet për plagët që mori nga përplasja, ku pati edhe dëme të shumta materiale.

“Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin “Golf”, me drejtues shtetasin J. B. Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, tha policia vendore.

Aktualisht të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. I plagosur në aksident mbeti edhe një pasagjer, gjithashtu pa rrezik jete.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?!

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?!