Kremlini: Ndihma e re e BE-së për Ukrainën nuk do të ndryshojë rezultatin e luftës

Kremlini: Ndihma e re e BE-së për Ukrainën nuk do të ndryshojë rezultatin e luftës

Dmitry Peskov

Kremlini tha të mërkurën (27 Dhjetor) se çdo ndihmë e re nga Bashkimi Europian për Ukrainën nuk do të ndikojë në rezultatin e luftës dhe se e vetmja gjë që ky shpenzim do të bëjë është të dëmtojë ekonominë europiane.

Përveç kësaj, për sa i përket planeve të BE-së për të siguruar 20 miliardë euro financim për Kievin, në një mënyrë që do të anashkalonte kundërshtimet hungareze, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se qytetarët e BE-së që paguajnë taksa ata duhet të kuptojnë se paratë e tyre po shpenzohen në mënyrë të gabuar, raporton Reuters.

Siç raportoi sot Financial Times, plani alternativ i financimit për Ukrainën nga BE. do të përfshijë lëshimin e garancive për buxhetin e BE-së nga shtetet anëtare pjesëmarrëse, duke i lejuar Komisionit të marrë hua deri në 20 miliardë euro për Kievin në tregjet e kapitalit gjatë vitit të ardhshëm.

Kushtet e sakta janë ende në diskutim dhe shuma përfundimtare do të përcaktohet sipas nevojave të Ukrainës, shtuan ata.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja