Disa pjesëmarrës në minisamitin e Milanos mbi krizën ukrainase refuzojnë të përballen me realitetin duke vështirësuar negociatat dhe rritur mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet, theksoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
"Fatkeqësisht, disa pjesëmarrës në samitin e Milanos kanë shfaqur një mungesë të plotë vullneti për të kuptuar gjendjen reale të situatës në juglindje të Ukrainës", deklaroi Peskov për agjencinë ruse të lajmeve "Ria Novosti" pas takimit të parë mes presidentëve rus, Vladimir Putine dhe ukrainas, Petro Poroshenko, nën drejtimin e drejtuesve evropianë.
"Diskutimet janë të vështira, ka shumë mosmarrëveshje dhe shumë keqkuptime. Por, pavarësisht gjithçkaje, ka një shkëmbim mendimesh", vijoi zëdhënësi duke shtuar se Rusia është e hapur për diskutime.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas, Petro Poroshenko filluan para pak minutash një takim në Milano, në praninë e liderëve kryesorë evropianë.
Dy presidentët u pritën nga kryeministri italian, Matteo Renzi në prefekturën e Milanos, në kuadër të samitit të ASEM-it, që u hap dje.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, François Hollande, kryeministri britanik, David Cameron dhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, ishin të pranishëm në këtë minisamit, i mbledhur për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
Një takim i dytë do të zhvillohet mes Putinit, Poroshenkos, Hollande dhe Merkelit.
ATSH
/Shqiptarja.com