Kremlini: Përshkallëzim i ri i tensionit nga Stoltenberg

Kremlini: Përshkallëzim i ri i tensionit nga Stoltenberg

Foto: Dmitry Peskov

"Ky nuk është asgjë më shumë se një përshkallëzim i ri i tensionit."

Kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalët e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në një intervistë për Telegraf - deklaroi se vendet e Aleancës po diskutojnë vendosjen e më shumë armëve bërthamore në gatishmëri, ndërkohë që Moska vazhdon të kërcënojë përdorimin e këtyre armëve në Ukrainë.

Vladimir Putin, nënvizoi Peskov, ndryshe nga liderët perëndimorë "nuk i prek kurrë me iniciativën e tij" çështjet në lidhje me armët bërthamore, por e bën këtë vetëm "kur u përgjigjet pyetjeve të dikujt, pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato të huaja".

Për Peskovin, ndër të tjera, fjalët e Stoltenberg bien ndesh me rezultatet e samitit në Zvicër për Ukrainën “të cilat pohojnë, në mos gaboj, papranueshmërinë e një retorike të tillë”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore! Putin shkarkon 4 zëvendësministra të Mbrojtjes, emëron kushërirën e tij


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë