Kremlini po përgatitet për 'muaj luftimesh' në Kursk

Kremlini po përgatitet për 'muaj luftimesh' në Kursk

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë do të zgjasin me muaj, dhe është duke tentuar ta përgatitë popullin për këtë “normalitet të ri”, thanë burime të afërta me administratën e presidencës ruse dhe me qeverinë për uebsajtet Meduza dhe Verstka.

Rusia është duke e luftuar një inkursion tashmë dyjavor të Ukrainës në rajonin e saj kufitar, ku forcat e Kievit i kanë marrë nën kontroll 92 vendbanime dhe më shumë se 1.260 metra katrorë territor.

Këto dy portale thanë se inkursioni ukrainas e ka “tronditur” elitën ruse, por tani që tronditja fillestare ka kaluar, “ata janë mësuar me të”.

Në të njëjtën kohë, Kremlini është duke e përdorur makinerinë e vet propagandistike në përpjekje për t’i përgatitur rusët për jetën në kushte të “realitetit të ri” dhe “normalitetit të ri”, thanë burimet, të cilat folën në kushte anonime.

“Kremlini propozon t’i bindë rusët se një armik që futet brenda territorit rus do të përballet me ‘disfatë të pashmangshme’, por kthimi në kontroll i territoreve merr kohë dhe rusët duhet të presin”, tha njëri burim.

Elita ruse pret dorëheqje nga ata që ishin përgjegjës për lejimin e depërtimit të forcave ukrainase brenda territorit rus, një burim tha për Meduzan.

Udhëheqësit e Ukrainës kanë sqaruar vazhdimisht se vendimi i tyre për t’u futur në Kursk ka për qëllim krijimin e një zone të sigurisë brenda Rusisë, për t’i mbrojtur cilët ukrainase nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.

Teksa Rusia po tenton ta zmbrapsë inkursionin ukrainas në Kursk, të mërkurën forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rostovit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet ndaj kompleksit të raketave të llojit S-300 afër vendbanimit të Novoshahtinskit në rajonin e Rostovit u krye nga njësitë detare të ushtrisë. Sipas Shtabit po vlerësohen pasojat e këtij sulmi.

“Pushtuesit rusë po ashtu përdorin raketa S-300 për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe duke terrorizuar popullatën civile”, tha Shtabi i Përgjithshëm./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Inteligjenca Artificiale rendit personat me impakt në botë nga Ballkani, Shqipëria kryeson listën me 'Nënë Terezën'! Ndiqet nga Rita Ora dhe Melania Trump

Inteligjenca Artificiale rendit personat me impakt në botë nga Ballkani, Shqipëria kryeson listën me 'Nënë Terezën'! Ndiqet nga Rita Ora dhe Melania Trump