Plumba 45-vjeçarit, efektivi: Të mos futesh më në shtëpinë e të tjerëve! Në dyshim për korrupsion, gruaja policit: Kemi shumë para në shtëpi

Plumba 45-vjeçarit, efektivi: Të mos futesh më në shtëpinë e të tjerëve! Në dyshim për korrupsion, gruaja policit: Kemi shumë para në shtëpi

Erjon Goxhara

"Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit". Këto janë fjalët që Erjon Goxhara i ka thënë Lorenc Kostës, kur e ka filmuar pasi e plagosi, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij. Goxhara videon e filmuar më pas ia ka nisur disa personave të familjes, përfshirë edhe gruan e tij.

Sipas informacioneve të gazetarit të Report Tv Sokol Dema, referuar dëshmive të gruas, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.

Bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash, të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.

Të njëjtat burime thonë për Report Tv, se efektivi banon në një vilë 4 katëeshe.

Goxhara, më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja ndërsa së fundi punon në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, pozicion të cilin e humbi pasi menjëherë pas plagosjes, kryepolici Vocaj njoftoi largimin e tij nga radhët e uniformave blu.

Operacionet e kërkimit të forcave RENEA janë përqendruar në periferi të kryeqytetit, me dyshimin se Erjon Goxhara ndodhet në malin e Dajtit. Për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e 46-vjeçarit, policia ka shpërblim shumën 10.000 euro duke siguruar anonimatin e plotë.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, gruaja vret me armë kunatin

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, gruaja vret me armë kunatin