Kremlini: Putin do të japë pikëpamjen ruse mbi situatën botërore në samitin virtual të G20

Kremlini: Putin do të japë pikëpamjen ruse mbi situatën botërore në samitin virtual të G20

Vladimir Putin

Kremlini tha të hënën (19 Nëntor) se presidenti rus, Vladimir Putin do të parashtrojë pikëpamjen e Rusisë për atë që ajo e sheh si “situatën e paqëndrueshme botërore” kur ai t’i drejtohet një samiti të ardhshëm virtual të G20.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, samiti virtual i G20 do të mbahet të mërkurën.

G20 përbëhet nga 19 shtetet që kanë ekonomitë më të mëdha në botë dhe Bashkimi Evropian, e Unioni Afrikan.

Putin do të marrë pjesë gjithashtu nëpërmjet lidhjes video në një diskutim të martën në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez në një samit të bllokut të kombeve BRICS.

Putin ka realizuar vetëm disa udhëtime jashtë vendit, që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrestim për të lidhur me dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon./

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu