/ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasada Shqiptare në Kroaci zhvilloi një ceremonia për të kremtuar festat Kombëtare 28-29 nëntor në Zagreb.
Ceremonia u mbajt në ambientet e 'Hotel Sheraton', në një pritje, në të cilën morën pjesë perfaqesues të lartë të shtetit kroat, ambasadorë, shqiptarë me banim në Kroaci si dhe ku të ftuar të veëantë ishin ish- Presidentët, ai i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe ai i Kroacisë Stipe Mesiç.
Në fjalën tij Ambasadori Melo, nënvizoi se Shqipëria dhe Kroacia, si dy vende mike, ndajnë interesa strategjike të përbashkëta dhe objektivat gjeo-ekonomike janë komplementare në rajon.
Ambasada Shqiptare në Kroaci ceremoni për të kremtuar festat kombetare
"Bashkëpunimi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përbën një shtyllë të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh. Ndërkohë që në rajon dy vendet zhvillojnë një partneritet dhe bashkëpunim të rëndësishëm në drejtim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm", tha Melo.
Gjatë pritjes Ambasadori Melo u dorëzoi Presidentëvë Moisiu dhe Mesic Certifikatat e Meritës Milan Shuflaj.
/Shqiptarja.com