Mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout! Fluksi kaos në trafik, besimtarët: Ky vend bën mrekulli

Me mijëra pelegrinë i janë drejtuar Kishës së Shna Ndout në Laç në shenjë përulje, falenderimi dhe lutjeje. Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmoi në natën e 12 dhe 13 qershorit. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuar forcat të shumta policie dhe autoambulancash, por pavarësisht masave fluksi i lartë krijoi trafik të rënduar.

Mbrëmja e së shtunës mblodhi në kishën e Laçit mijëra besimtarë, të cilët kremtuan festën Shna Ndout.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisen rrugen e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar natën pranë kishës së Shna Ndout.

Pelegrinë të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë shumë.

"I lutem zotit për mbarësi, për fëmijët, vi çdo vit nga një herë, njëherë në vit. Klaoj gjithë natën këtu deri në 4 të mëngjesit.

Ne jemi nga Berati. Kam shumë besim te kisha. Lutem për fëmijët, për zotin, për të gjitha. Vi gjithmonë, jam e besimit myslim, besoj në zot. Patëm pak frikë nga virusi se u bllokuam brenda. Këtu sikur po shikojmë pak mirë.

Lutemi për mbarësi në familje. Ka bërë mirë ky vend, me të dëgjuar se prej zotit se kemi bërë  provë se s'kam pas njëri sëmurë në familje, po me të dëgjuar ka bërë shumë mrekulli. Janë shtërnguar gjërat këtë vit, sikur edhe besimtarë ka më pak prej virusit, por them se në këtë natë të madhe do të na ruajë edhe nga këto gjëra.

Vi nga Durrësi. Kam ardhur me familje këtu. Besoj shumë. Këtu ka bërë shumë mrekullira. Kemi shumë besim në zot. Do e kalojmë natën këtu. Vijmë çdo vit, çdo të martë, çdo kohë kur të kemi mundësi.

Kemi ardhur në këtë vend të shenjtë për t'u lutur për gjithë kë kemi e na ndihmoftë të gjithëve. Kemi shumë besim.

Vendi më i mirë dhe më i shenjtë më dukeyt këtu. Vijmë kur  kemi mundësi. Skemi frikë nga virusi, na ka ndihmu zoti. Lutemi për zotin e për gjithë popullsinë që të jetë mirë.

Kemi ardhur nga Mirëdita për të ardhur në këtë vend të shenjtë. Kemi ardhur dhe herë të tjera për çdo vit. Na e ka bërë zoti mbarë dhe kush vjen këtu zoti mbarë ia bëftë. Edhe juve iu ndihmoftë. Lutemi për Jezu Krishtin e për mbarësinë e shtëpisë. Boll mbarë e kemi, po edhe më mbarë e duam", thanë disa prej besimtarëve.

 

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësues të kishws thonë se njerwzit janë treguar besnik ndaj këtij vendi të shenjtë.

"Pelegrinazhi këtë vit është se është zhvilluar në masa mjaft të rrepta, në bashkëpunim me Bashkinë, Policinë e Shtetit dhe Kishën e Shna Ndout. Ia dha mundësinë njerëzve që të vijnë ata që kanë dëshiruar me ardhur. Janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen nga gjitha rreziqet nga sëmundjet  epandemisë. Sot do ta lusim zotim, do ta lusim for edhe ndërmjetësinë e të shenjtit Shna Ndu. Nuk do ta provokojmë zotin po të kërkojmë edhe kujdesin. Për këtë kujdes i kam ftuar në meshë dhe do i ftoj në të gjitha meshat kam pas, do i ftoj edhe sonte që të kenë sa më shumë kujdes, të largohen nga njëri-tjetri, të gjitha këshillat që na i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, Komuna Lezhë dhe Bashkia e Laçit", u shpreh përfaqësuesi i kishës Pader Prel Gjurashaj.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca dhe personeli mjekësor. Por pavarësisht masave të marra fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje.

Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë orw dhe u krijua radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri tek kisha.

"Jemi nisur në 7 pa 15 nga Tirana dhe ora është 10 tani. Në 12 po arritëm jemi të lumtur po nuk besoj. Na u sos durimi po s'kemi ca të bëjmë. Shumë trafik.

Ka 4 orë. Vi nga Burreli. Trafiku fillonte nga Tirana dhe akoma po presim", thanë dy qytetarë.

Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.

Pavarësisht se jemi në kohë pandemie dhe rekomandohet që mos të krijohen grumbullime të mëdha, në pamjet e siguruara nga Report TV vihet re që besimtarët nuk i kanë zbatuar protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja