Kremtohet festa e Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës në përmbyllje të ritualit 13 javor: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)

Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtaret nisen rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.

Të krishterë e mysliman thonë se kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe kanë besim dhe shprese në këtë vend të shenjtë.

"Lutemi për fëmijët që janë në emigrim.

Lutem për fëmijët që i kam gjithë jashtë shtetit, e për të gjithë njerëzimin me ju lut zotit, të heqin armën, shamatën. Mrekulli? Fëmijë që ka qenë sëmurë dhe e ka shëndosh i lumi Zot.

Vijmë nga Rubiku. Lutemi për shëndet, mbarësi harmoni, për të gjithë të mirat e shtëpisë. Vij për të mirën time, të familjes dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë. T’ua bëjë Zoti mbarë.

Nga Shkodra. Lutemi për të na ndihmuar Zoti. Me i ndihmuar Zoti të gjithë shqiptarët.

Nga Tirana,. 25 vjet që vij", shprehen besimtarët për Report Tv.

Luten për shëndet e begati dhe zgjidhje të problemeve që i shqetësojnë thonë pelegrinët.

Numri i madh i pelegrinëve drejt kishës së Shna Ndout krijoj kaos në lëvizje. Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.

Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve nis në mesin e muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Mesha e shenjtë e festës së Shna Ndout në Laç mbahet nga kardinali Dom Ernest Simoni (Troshani)

1718310099_lezhe.jpg

Mesha e shenjtë e festës së Shna Ndout në Laç këtë të enjte, u mbajt nga kardinali Dom Ernest Simoni (Troshani).

I shoqëruar nga ipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durres Imzot Arjan Dodaj dhe klerik të tjerë, kardinali shqiptar u bë pjese e ritualit fetar, dukë përcjellë mesazhin e Papa Françeskut para qindra besimtarëve.

Nga kisha e Shna Ndout Dom Ernest Simoni tha se duhet të mbizotëroje dashuria dhe falja mes njëri-tjetrit. 12 dhe 13 qershori mblodhi mijëra pelegrinj në kishën e Shna Ndout në Laç, të cilët kremtuan festën e këtij shenjti.

Ora 09:28
Pamje me dron/ Mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit për festën e Shna Ndout

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin pamje me dron nga Kisha e Laçit, ku mijëra pelegrinë kremtuan festën e Shna Ndout.

Siç shihet edhe në këto pamje, shumë besimtarë kaluan natën natën brenda dhe përreth kishës.

Pelegrinazhi i shenjtë ka filluar në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon sot, që është dhe festa kulmore.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg