Raporti/ Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë

Raporti/ Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë

Pishë-Poro

Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyrore të Pishë Porosë, në Fier, ka djegur plotësisht një sipërfaqe pyjore me pisha prej 365, 78 hektarë e cila nuk mund të gjenerohet më në rrugë natyrore.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrotjrua në përgjigje të një kërkese për informim të Zërit të Amerikës tha se vlera e dëmit të përllogaritur, sipas akteve ligjore, kap shifrën e 1,2 milionë dollarëve. Sipas Agjencisë zjarri që nisi më 23 shtator dhe vijoi disa ditë përshkoi një sipërfaqe të përgjithshme prej 818.5 hektarë.

Të dhënat për dëmtimet nga zjarri masiv u mblodhën në terren nga një grup përfaqësuesish, jo vetëm të institucioneve, por edhe Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe organizatave të shoqërisë civile. Një raport i hartuar prej tyre jep më shumë të dhëna për zonat pyjore të djegura plotësisht, që nuk mund të rigjenerohen dhe duhen të priten dhe zonat ku duhen kryer pastrime të parcelave pyjore.

Pasojat e djegies së masiveve të mëdha pyjore në zonën e mbrojtur natyrore “Pishë Poro –Nartë”, sipas specialistëve pritet të jenë të mëdha për sa i përket erozionit dhe depërtimit të detit në tokë.

Brezi i pishave të buta halore, mbjellë rreth shtatëdhjetë vite më parë, shërbente si mbrojtje dhe dëmet nga zjarri herë pas herë po e degarojnë këtë masë mbrojtëse në pjesën më të madhe të kësaj zone bregdetare. Pamjet me dron të këtyre ditëve në bregdetin e Semanit flasin për sipërfaqet e mëdha pyjore që janë djegur plotësisht dhe nuk kanë më rol mbrojtës si dhe të ujrave të detit që depërtojnë në thellësi të tokës.

Zjarri i shtatorit të këtij viti ishte me pasojat më të mëdha të këtyre viteve të fundit dhe autoritetet prej 10 ditësh nuk arritën të vinin kontroll për shkak të erërave të forta dhe pamundësisë për të depërtuar në brendësi të vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrotjes në përgjigje të një kërkese për informim i tha Zërit të Amerikës se 910 forca operacionale dhe 106 mjete u angazhuan në operacion dhe në mbështetje të tyre në terren, operuan nga ajri 2 avionë CANADAIR, të ofruar nga shteti grek në kuadër të aktivizimit të Mekanizmi Europian të Mbrojtjes Civile duke duke kryer 24 hedhje me ujë nga ajri.

Specialistët e mjedisit vlerësojnë se Shqipëria duhet të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e zjarreve pasi bashkitë kanë pak mjete, shumica e tyre të vjetëruara, ndërsa këtë vit emergjencat civile shqiptare nuk kishin asnjë mjet efektiv për ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e zjarreve./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë