Kremtohet Krishtlindja në Berat, besimtarë katolikë e ortodoksë urojnë për më shumë shëndet në këto kohë të vështira

 

Krishtlindjet në Berat, mesha e Shenjtë kremtohet në Kishën Ortodokse dhe atë Katolike. At Johan Qako dhe Prifti Giuseppe Tossi, përcjellin mesazhet e urimit për të gjithë besimtarët. Besimtarët beratas u urojnë të gjithëve një vit të mbarë e të begatë.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë,edhe në qytetin e Beratit,besimtarët ortodoks dhe katolikë,kanë festuar Krishtlindjet. Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales "Shën Dhimitri" në qendër të qytetit,për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi që në orët e para të mëngjesit dhe u drejtua nga At Johan Qako. Ai uroi të gjithë shqiptarët për një vit me më shumë begati,dashuri e harmoni në çdo familje.At Johan Qako përcolli tek të gjithë mesazhin që ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin pa kushte,ashtu siç zoti na ka mësuar.

Besimtarët katolikë beratas e kryen meshën e shenjtë krishtlindjeve në Kishën Katolike "San Luca",ku mesha u mbajt nga Prifti Giuseppe Tossi. Duke kremtuar meshën e shenjtë,ai ka përcjellë në shqip edhe mesazhin e urimit për çdo familje shqiptare.

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë beratas kanë uruar "Gëzuar Krishtlindjet" dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin "për një vit sa më të begatë,me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin".

Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve,besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon "lindjen e Krishtit". Sipas traditës së festës,besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi,si një dritë shprese për një vit më të mbarë.


Lajmi kryesor:

Krishtlindje, festojnë besimtarët e Krishterë në Shqipëri! Dje kremtuan meshën katolikët në Katedralen 'Shën Pali', sot mesha ortodokse te 'Ngjallja e Krishtit'


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë