Kremtohet festa e Parkut të Amantias/ Vullnet Sinaj: Së shpejti varret e vjetra do t'i kthejmë në identitet

Si çdo vit në parkun arkeologjik Amantia, është kremtuar festa e këtij qytetërimi të lashtë. Nën përkujdesin e veçantë të deputetit Vullnet Sinaj, me këngë e valle tradicionale, kjo festë tërhoqi vëmendje e qindra qytetarëve vendas dhe të huaj. Ndërsa nuk mungoi edhe mini-kampionati i futbollit amator ku si çdo herë u dha edhe kupa Amantia.

Deputeti Sina u shpreh se së bashku me Ministrin e Kulturës ka për synim që varret e vjetra në këtë park ti sjellin në identitet, por nuk do të mungojnë edhe investime të tjera.

"Kjo është një festë që na jep krenari kombëtarë. Bëhet fjalë për një qytet të lashtë, ku ne barazohemi afërsisht me qytetërimin Roman. Unë kam dhënë kontributin tim në mënyrën më të thjeshtë me dëshirën time që ta organizojmë sa më mirë këtë festë. Të vish në Amantia, Po të nisesh nga qyteti i Vlorës rruga është e shtruar komplet me asfalt dhe kjo është një shtysë që turistët të vijnë këtu. Jemi në ndjekje vazhdimisht dhe kam biseduar me Ministrinë e Kulturës për të ndërtuar një varr të vjetër që është zbuluar këtu, për ta ndërtuar në formën që ka pasur. Kështu Amantias përveç stadiumit akropolit tempullit të Afërditës do t'i shtohet ky varr i vjetër ilir që do të të jetë atraksion për turistët", thotë Sinaj. 

Qytetërimi i Lashtë i Amanties është i vendosur në faqen e një kodre të lartë, i fortifikuar me një mur të gjatë 2200 m. Emri i qytetit për herë të parë përmendet në shekullin e IV pas erës sonë. Këtë e dëshmojnë ndërtimi i tempullit të Afërditës, rrënojat e një teatri dhe veçanërisht ndërtimi i stadiumit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILI: 27/05/2019 11:50

    PERSHENDES SOKRAT SINAN, VELLAIN E DEPUTETIT QE ESHTE FIGURE E LARTE E LABERISE

    Përgjigju
  • Bylini: 27/05/2019 11:10

    Ndertimi i varrit ilir do te ishte katastrofe, gomarllek me te madh nuk me kane zene syte, dacin perendite ilire te mos realizohen kurre kesi marrish!

    Përgjigju
  • Bylini: 27/05/2019 11:04

    Cfare do te thote ti sjellim varret ne identitet, o koqe fiku!? Po futbolli ca lidhje ka me parkun arkeologjik, o barbare te mijevjecarit te ri!? Ndertoni ore infrastruktura rrugore, si per automjete ashtu edhe per kembesore, qe ti lidhin lehtesisht Bylisin, Klosin dhe Amantian me njeri-tjetrin. Ne vije ajrore jane fare afer, per te shkuar tek secili duhen kater dite, jo me te jene te lidhura bashke! Ndertoni rrjet mikpritje, shtepi fshati te hapura per vizitoret, gjithe vitin, pergjate gjithe shtegut. Te vije vizitori dhe brenda dy ditesh te vizitoje (me shoqerues te kualifikuar) te tre sitet arkeologjike, te shetise ne kembe neper shtigjet e kodrave dhe te lugines se Vjoses, te provoje kuzhinen karakteristike dhe mikpritjen lokale duke fjetur neper shtepite e banoreve. Promovoni si duhet produktin, brenda dhe jashte vendit, permes operatoreve turistike. Keshtu sillni mireqenie per popullin e zones, o deputet i leshit te deles, qe me siguri e ke mendjen ta kapesh ndonje llokme nga tepsia e restaurimit.

    Përgjigju
  • Beni: 27/05/2019 01:39

    Bravo Vullnet.

    Përgjigju
  • zjarri: 26/05/2019 22:12

    bukur, peisazh i papare! tani vetem leke te sjelle BE edhe ti nxjerrim ne drite tere keto xhevaire. Si keto lajme duam perdite, edhe jo lulin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb