'Krenar që ngrita flamurin shqiptar mes Beogradit', Alban Beqiri tregon emocionet për medaljen e parë! Trajneri: Rezultat historik me pak mbështetje

Alban Beqiri bëri krenar shqiptarët duke fituar medaljen e parë në boks në një kampionat Botëror pikërisht në Beograd, atje ku u tentua të digjej flamuri shqiptar, por edhe u vërshëllye jo pak.

“Ndihem shumë krenar sepse ishte një emocion i madh të ngrija flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe për këtë falenderoj të gjithë shqiptarët që më mbështetën dhe më kanë bërë krenar. Shpresoj dhe në vazhdim të kem të tilla arritje. Me pak mbështetje dhe pak më shumë suport është mëse e realizueshme,”-u shpreh Alban Beqiri, boksier. 

“Medalja e Alban Beqirit u fitua me shumë mund, me shumë klas dhe me shumë gjak. Këtë ma besoni ishte me shumë gjak. Kjo me përkrahje shumë të vogël,”-deklaroi Sead Bushati, trajner boksi.

Alban Beqiri, boksieri deri në 71 kilogramë, u prit sot në zyrat e Komitetit Olimpik Shqiptar, së bashku me trajnerët, por edhe boksierë të tjerë. KOKSH përveçse u dha çertifikatë mirënjohje, kostume të personalizuara, premio për rezultatet, premtoi se shumë shpejt do afrojë edhe biznese që do bëjnë sponsorin.

“Komiteti Olimpik po mundohet të gjejë sponsora që mos jemi në dorë vetëm të shtetit, por të kemi mundësi që sponsorat të vetëofrohen më të gjithë rezultatet që po arrijnë këto sportistë,”-u shpreh Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

Përveç Alban Beqirit së fundmi edhe boksierët Denis Nurja dhe Arjol Zeneli kanë korrur rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion