Italia nuk do të jetë në Botërorin e Katarit por ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale apo atë që njihet si Final Four të Ligës së Kombeve. “Të kaltrit” e Mancinit triumfuan 2-0 në Budapest ndaj Hungarisë në ndeshjen e fundit të grupit 3 në Ligën A dhe e mbyllin grupin në vend të parë. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë Me Raspadorin e Dimarco e Italia e mbyll me 11 pikë në 6 ndeshje.
Barazim i çmendur e spektakolar njëkohësisht në sfidën tjetër të grupit luajtur në “Wembley” mes Anglisë e Gjermanisë. Sfida përfundoi 3-3 dhe anglezët e mbyllin në vend të fundit grupin dukë rënë në Ligën B. Të 6-të golat u shënuan në pjesën e dytë dhe ishin gjermanët që morën fillimisht avantazh të dyfishtë me golat e Gundogan e Havertz. Anglia jo vetëm që barazoi me Shaw e Mount por me penalltinë e Kane përmbysi gjithçka 7 minuta nga fundi. Gjithsesi gjermanët nuk dorëzohen kurrë dhe Havertz barazoi në limite për të mbyllur një ndeshje spektakolare./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Ashtu siç edhe gjithkush do të priste Gjermania dhe Anglia kanë dhënë spektakël mbrëmë në Barazim i çmendur e spektakolar në “Wembley”. Sfida përfundoi 3-3 dhe anglezët e mbyllin në vend të fundit grupin dukë rënë në Ligën B.
Komente

