'Krenari dhe respekt për uniformën', Gjonaj takon efektivët e rinj të burgjeve: Fituat me meritokraci, mos toleroni askënd

'Krenari dhe respekt për uniformën', Gjonaj takon efektivët e rinj të burgjeve: Fituat me meritokraci, mos toleroni askënd

TIRANE - Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim të zgjeruar me efektivët e rinj të Policisë së Burgjeve të cilët u përzgjodhën përmes një gare meritokratike në kuadër të reformës së ndërmarrë për transformimin rrënjësor të sistemit penitenciar në vend.

Duke shprehur vlerësimet për procesin e rekrutimit të tyre, Gjonaj nënvizoi se kjo ka qenë një garë model e cila nuk njohu asnjë ndikim duke përfshirë dhe ate politik, përpos meritës të cilitdo.

“Dua t’ju shpreh kënaqësinë që ndjej kur shoh përmes syve tuaj krenari dhe respekt për uniformën që mbani veshur. Është një krenari e kuptueshme që padyshim buron natyrshëm nga fakti se ju keni mundur ta merrni, vishni dhe mbani me zotësinë tuaj këtë uniformë pas një gare shembullore e cila u përkthye në një model suksesi se si duhet të funksionojnë proceset e rekrutimit të efektivëve në burgjeve.  Në këtë dialog të parë tonin, jam e nderuar që ju takoj pasi po përshëndetem me efektivë të cilët e nisën thjesht me një ëndërr për t’ju bashkuar misionit të vëshirë të Policisë së Burgjeve, e sfiduan veten duke e vazhduar me një aplikim dhe pastaj ju nënshtruan një sërë testesh të cilat për herë të parë në historinë e rekrutimeve në këtë sektor nuk e njohu as mikun, as flamurin partiak dhe as bisedat para apo pas dyerve të zyrtarëve të cilët prej vitesh ishin shndërruar në qoka partie”, u shpreh Gjonaj në krye të krye të fjalës së saj.

Më tej ajo inkurajoi të rinjtë për të mos bërë asnjë tolerim ndaj paligjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

agim ismaili.jpg" style="height:519px; width:780px" />

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja