'Krenari të protestosh për lirimin e Sali Berishës', Gjekmarkaj në 'Frontline Interview': Kërkojmë qeveri teknike! Çollaku besoi tek simbolet e PD-së

Partia Demokratike njoftoi ditën e djeshme se në datën 11 korrik do të mbajë protestën kombëtare. Tashmë me vulën dhe logon në dorë, forca më e madhe e opozitës do të kërkojë përpara kryeministrisë lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Më shumë detaje dha në ‘Frontline Interview’ Report Tv, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj. Për Marsela Karapançon, Gjekmarkaj thekson se është krenari të luftosh për lirimin e Sali Berishës.

‘Po hyjmë në vitin elektoral. Një kauzë tjetër e madhe është që lideri i PD në mënyrë të padrejtë, pa akuzë, pa fakte i akuzuar nga ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste është në arrest politik. Një vend i NATO nuk mund të lejoj që një personalitet, që nuk përbën asnjë rrezik të mbahet në mënyrë të padrejtë si ndihmë për qeverinë.

Është krenari të ftosh dhe të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kur burgoset lideri i opozitës mund të burgoset shumë lehtë ti apo unë. Kjo është një nga arsyet e protestës, një hajdutëri ka plasur kudo në Shqipëri. Korrupsioni është ai zhguall që e karakterizon këtë qeveri. Paraja shkon tek njerëzit e PS. Përdoret shteti për pasurim personal. Është një rrumpallë, siç thoshte dikur kryeministri ynë. Një rrumpallë që çon paratë tek pushtetarët.’

Ndërkohë Gjekmarka duke folur për shkaqet e kësaj proteste kombëtare, shton edhe skandalin e onkologjikut. Sipas tij, qeveria mendon vetëm për vjedhur pa kokë por mendon me bark.

‘Ulëritëse si luhet me jetën e njerëzve. Ka dhe mjek të nderuar por ka edhe të tjerë si këta të sotshmit që janë përbindësha. Duket sikur është ideja shko për të vjedhur. Ka nevojë që në çdo zyrë të ketë njerëz të zotë. Këta e marrin karrigen për të gënjyer.

Shohim një qeveri që mendon me bark dhe xhep. Nuk mendon me kokë. Opozita bëhet zëdhënëse e të gjitha ekzigjencave që ka shoqëria. Në protestë të marrin pjesë edhe socialistët edhe zona gri, profesionistët e lirë. Do jetë protestë  e madhe gjithpërfshirëse.’

Më tej iu rikthye edhe çështjes së vulës që shkoi sërish në duart e Berishës

‘Kthimi i flamurit tek PD i jep legalitetin e nevojshëm PD-së si një forcë brenda kushtetueshmërisë. Themelorja janë njerëzit dhe këto i ka patur që në fillim. Ka patur paqartësi. Tani u gjendën 3 gjyqtarë që shfaqën patriotizëm. Ftesa është e hapur për çdo demokratë. Për çdo njeri që e do opozitën të fortë.

PD në masën më të madhe është bashkuar. Tashmë jashtë saj kanë mbetur një grup i vogël. Njerëz të respektuar, të cilët duhet të kthehen tek shtëpia, që po ftohen për të marrë pjesë në betejë.’

Gjekmarkaj nuk la pa ironizuar edhe Bashën, sa i përket numrave të anëtarëve të PD-së të hequr nga listat rreth 70 mijë.

‘Asgjë nuk është shaka si histori. Por këto mënyra si ngushtohen apo zgjerohen janë shaka. Grupimi i zotit Basha nuk e ka mirë raportin e numrit.’

Deputeti shpreh vendosmërin e PD-së për të arritur qëllimin e saj krijimin e një qeverie teknike që do përgatis vendin në zgjedhjet e parakohshme.

'Ne kërkojmë një qeveri të vërtetë teknike, ku kryeministër në muajt e fundit në zgjedhje apo Maqedonia të kenë qeveri kujdestare për zgjedhjet. Nuk ka një qeveri në Shqipëri për të penguar rotacionin se sa kjo qeveri aktuale. Ka prerë në besë ndërkombëtarët, ka penguar opozitën. Është thyer besimi nuk ka më besim. Do insistojmë me çdo mjet paqësor. Realizimi i qeverisë teknike për të pasur zgjedhje nesër.

Komisioni Ad hoc është platformë elektorale e PS e drejtuar nga një ish komunist, hetues dhe socialist si Xhafaj. Nëse diaspora lejohet të votohet Rama dhe socialistët shkojnë në minorancë. Nuk korruptohen. Do jetë fitore spektakolare e opozitës me votën e tyre. Përtej folklorit në Greqi apo Milano, Rama nuk do lejoj votën e emigrantëve.

Nëse demokratët vijnë në pushtet e zgjidh çështjen e kryeministrit e zgjidh së brendshmi me votë. Do e vendosin shqiptarët dhe demokratët. Zoti Berisha po i udhëheq demokratët përballë kësaj qeverisë. Ne do kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe Britaninë.’

Lidhur me uljen në krye të PD-së së vajzës së Berishës, Argita Malltezi, Gjekmarkaj e sheh si diversion.

'Është diversion, ne e kemi kryetarin kot të merremi me diçka që nuk ka ndodhur. Është njësoj si të themi që Edi Ramës do ti vëmë kryetar djalin e tij. Kryeministrin do ta vendosin shqiptarët me votën  e tyre, por ky është parim universal. Besoj tek vota, po të shikosh partinë tjetër nuk dihet kur ka bërë zgjedhjet e fundit për kryetarin. Ka njerëz shumë të aftë në PD. Që të marrin përmes garës lidershipin e saj. Zoti Basha ka humbur vulën por është mirë të mos humbas dinjitetin njerëzor dhe të mos bëhet qesharak, është mbyllur çështja e legalitetit të vulës së PD-së. Do ta çojë në një rekurs që nuk dihet kur do ndodh. Është thjesht për të fituar kohë. Çdokush e ka derën hapur e PD-së.'

Ndërsa më tej vlerësoi deputetë që u larguan nga Basha dhe sipas tij i qëndruan besnik PD-së dhe simboleve të saj.

‘Zoti Çollaku ka besuar tek simbolet e PD. Ka thënë gjithmonë që do rrijë tek legaliteti. Ka pranuar vendimin e gjykatës. Më duket sjellja e duhur dhe më e hijshme. PD është më shumë se Berisha. Kemi një vlerë të shtuar në PD, bashkimi në diversitet.’

Edhe Ilir Meta për deputetin ka vend në protestën e 11 korrikut.  

‘Nuk e di cila është agjenda, shoh që në mënyrën e tij po bën opozitë. Sheshi është i madh ka vend për të gjithë.

Nuk ka mundësi për zgjedhje të parakohshme. Mendojmë se presioni i shoqërisë, që rënia dakord me kundërshtarin është rruga për zgjedhje të lira. Kërkojmë qeveri teknike. Jemi të gatshëm por nuk kemi arsye të shkojmë pa plotësuar kushtet dhe standardet.  Ne nëse rrëzojmë Ramën, po shkojmë të paralajmërojmë Ramën.

Numri jo i lartë i protestuesve e ka fajin opozita? Thashë se do bëjmë protestë paralajmëruese për një qeveri teknike që të ruhet paqja sociale. Është e domosdoshme që vendi të ketë qeveri teknike. Pasi sot kemi klimë mosbesimi. Por jemi gjysma e shoqërisë. Bashkarisht të biem dakord për një qeveri teknike.’

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/06/2024 04:13

    Ju kujtohet kur kete e disa te tjere i ftonin ne takime ne fillim amerikanet? E testuan,e pane sa i vlente lekura dhe i varen torben.Ja ky eshte Agron Gjekmarkaj qe mburret sot se na qenka krenari te protestosh per lirimin e Berishes,nje limon i shtrydhur,pa vlere!

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/06/2024 20:59

    Gjekmarkaj sahan lēpirës i pa skrupullt njeri i pështir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori