Krepa në furrë

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 200 gr miell
  • 30 gr sheqer
  • 10 gr gjalpë i shkrirë
  • 2 vezë
  • 1 vanilje
  • Për servirje: sheqer pluhur dhe kanellë

Përgatitja:

Në një tas përziejmë qumështin me vezët, sheqerin, vaniljen dhe gjalpin. Shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene. E lëmë të pushojë për 10 minuta. E hedhim në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. E vendosim në furrë në 200°C për rreth 15 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. E servirim pudrosur me sheqer pluhur dhe kanellë ose mund t’i bëjmë me mbushje sipas dëshirës.